Sistemi për menaxhimin e Pacientave

Teknologjia e përdorur:

ASP.NET MVC (C#) dhe

Microsoft SQL Server

Informacione rreth aplikacionit

Sistemi për menagjim të pacientave mundëson institucionet e kujdesit shëndetsor t’i menaxhojnë funksionimin dhe shërbimin e tyre më lehtë dhe më mirë. Softveri spitalor është një bazë e të dhënave  qe ruan informacione në lidhje  me pacientët, infermierët, doktorët etj. Aplikacioni mundëson menaxhimin e të dhënave të pacientit, vizitat, terminet, gjeneron raporte ditore, mujore dhe vjetore. Vizitat e pacientit mund të rishikohen dhe të krijohen të reja. Automatizon aktivitetet e përditshme administrative të tilla si gjenerimi i numrit unik të pranimit për secilin pacient. Janë tre module:
Moduli i doktorëve, administratorit dhe infermierëve.

– Moduli i doktorit lejon doktorin të shtoj dhe modifikoj pacientin, të regjistroj viziten e pacientit, caktimi i çmimit të vizitës, ta printoj raportin e vizitës dhe shikim e historikun të pacientit. Mundëson regjistrimin e simptomave të pacientit dhe të jepin detaje të trajtimit.

– Moduli i infermierit lejon regjistrimin e pacientit, shtypjen e raportit të vizitës, caktimin e termineve etj.

– Moduli i administratorit mundëson administratorët  të menaxhojnë përdoruesit dhe të ndryshojnë fjalëkalimet, të kërkojnë, modifikojnë dhe ndryshojnë pacient, të regjistrojnë vizitat e pacientëve, të vendosin çmimin e vizitës, të shtypin raportin e vizitës, të shohin historinë e pacientit, listën e termineve dhe raportet statisikore.

Modulet
  • Moduli i administratorit
  • Moduli i doktorit
  • Moduli i infermierit

Ne ofrojmë zgjidhje kreative për klientët tanë,
duke krijuar gjëra që marrin vëmendje dhe domethënëse.

Filloni me ne